Please enter at least 3 characters.

Henry nuk flet për zëvendësimin e Wengerit për shkak të respektit ndaj tij

2017/03/ThieryHenry-e1490596990230.jpg
239:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 07: Theirry Henry in converstaion with Mike Butcher during TechCrunch Disrupt London 2015 - Day 1 at Copper Box Arena on December 7, 2015 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images for TechCrunch)
27:"Getty Images for TechCrunch

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është i sigurt nëse është i gatshëm ta zë vendin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Topçinjve.

Strategu francez është nën shënjestër të kritikave dhe spekulohet se mund të tërhiqet nga detyra aktuale.

Atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi.

Njëri nga kandidatët për ta zënë vendin e Wenger është 39-vjeçari Henry, i cili thotë se ka akoma shumë për të mësuar.

“Nuk varet nga unë, janë disa gjëra që duhen respektuar, është klubi im i zemrës... Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Mirëpo, është vështirë për mua që të flas rreth kësaj, pasi kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”.

“A jam i gatshëm? Nuk e di dhe askush nuk e di, por më duhet që ta mësoj punën”, ka deklaruar Henry për Canal +. /Telegrafi/