Hendboll: Prishtina është kampione
30/05/2013
Në një lojë jashtëzakonisht të ngushtë dhe tejet të fortë nga të dyja skuadrat, ishte Prishtina që arriti të ngadhnjejë kjo falë përkrahjes së plisave në palestër.
Rezultati në fund të takimit ishte 28:24 për Prishtinën, që e ka fituar titullin e 10-të të kampionit në histori të klubit.
Ishte kjo ndeshja e tretë e play-offit, pasi dy ndeshjet e para përfunduan me barazime.
Prishtina dhe Besa e Pejës tani kanë numër të barabartë të titujve të kampionit të Kosovës në hendboll, gjë që pritet të rrisë rivalitetin mes klubeve në vitet në vijim. /Telegrafi/


