Hekuran Kryeziu u skuq, Benjamin Kololloi shënoi por u largua i dëmtuar
Zurichu nuk e ka nisur mirë sezonit të ri në Superligën e Zvicrës, duke pësuar humbje nga Young Boys me rezultat 2-1.
Në këtë ndeshje u paraqitën edhe tre futbollistë nga Kosova: Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje që bëri në minutën e 56-të.
Mesfushori kosovar e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon, ndërsa do të mungojë në ndeshjen e radhës.
Në anën tjetër, Benjamin Kololli e ka nisur duke shënuar gol, por në fund të pjesës së parë e ka pësuar një mëndim.
Benjamin #Kololli’s beautiful volley !?⚽️
What a goal ✅⚽️❕#fczurich#kosovo@fc_zuerichpic.twitter.com/jaEttwZLRc
— Kosovo Football News ?? (@KosovanF) September 19, 2020
Futbollisti i Kosovës ka pësuar dëmtim në minutën e 44’ dhe është zëvendësuar.
Klubi ende nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për gjendjen e lojtarit.
Të kujtojmë që kanë mbetur më pak se 20 ditë për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, në “play-off”-in e Ligës së Kombeve.
Duhet shpresuar që lëndimi i Kolollit të mos jetë shumë serioz, pasi është një nga lojtarët kryesor të Kosovës./Telegrafi/


