Haxhimusa flet për rikthimin emocionues në fushë
26/01/2016
Ai zhvilloi disa minuta në ndeshjen miqësore me Prishtinën duke treguar edhe emocionet që ndjeu.
“Ishte ndjenjë e shumë mirë rikthimi im. Gjatë kohës sa isha i lënduar dhe vështirësive në operimin e dorës, disa herë kam menduar që të mos luajë më fare. Me mbështetjen e madhe të familjes e kam gjetur forcën që të rikthehem të luajë përsëri”, ka thënë Haxhimusa për Gazetaolle.com.
“Jam duke punuar shumë që të kap formën time dhe besoj që do të rikthehem edhe më i fortë”.
Haxhimusa shpreson që të fitojë të paktën një trofe me klubin e Gjilanit, pasi janë në garë për titull dhe Kupë.


