Please enter at least 3 characters.

Hahn: Shpresoj që kosovarët së shpejti të udhëtojnë pa viza!

2018/07/Johannes-Hahn-17-Maj-foto-Ridvan-Slivova-11-780x439-1.jpg

Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka thënë se me vlerësimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën është bërë edhe një njohje e një pune të madhe dhe përkushtimit në reforma.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se tanimë mbetet në duart e shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian të vendosin për rrugëtimin pa viza për kosovarët.

“Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, ka shkruar ndër tjerash Hahn. /Telegrafi/