Greqi, dëshmi e re e dhunës policore mbi emigrantët (Video)
Në videon e publikuar nga shtypi vendas duket se policia ka ndaluar në mes të rrugës një emigrant, për të cilin më vonë u raportua se ishte algjerian. Ndërsa ai ngre duart lart pa bërë asnjë rezistencë, policët e sulmojnë duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur me shkelma.
Videoja tregon qartë makinën e policisë dhe pjesëtarët e skuadrës së policisë të përfshirë në këtë incident, shkruan BalkanWeb.
Ndërkohë, po hetohet në çfarë kushtesh ndodhi incidenti dhe çfarë vepër kishte kryer emigranti. Mediat greke pohojnë se “pavarësisht nga vepra që mund të kishte kryer emigranti, nuk është e justifikuar një sjellje të tillë nga ana e policisë, pasi ‘viktima’ nuk bën asnjë lloj rezistence”.
Kjo është dëshmia e dytë e dhunës policore greke mbi shtetasit e huaj në Greqi, pas asaj që denoncoi ditët e fundit një emigrant shqiptar me rrëfimin e tij për gazetën “To Vima”. /Telegrafi/


