Grabovci: Vendimi për Specialen shumë i rëndë, por i nevojshëm
03/08/2015
Ai tha se janë këmbëngulës që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe për këtë kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët.
“Për këtë arsye Grupi parlamentar i PDK-së ka bërë diskutime të njëpasnjëshme, të hollësishme, konsulta me të gjithë. Faktorët dhe ekspertët vendor e ndërkombëtar. Ne asnjëherë të vetme nuk i kemi ikur dhe nuk i frikësohemi drejtësisë. Ne kërkojmë që të kemi drejtësi dhe jemi këmbëngulës dhe kemi premtimet e fuqishme nga të gjithë”, tha Grabovci.
Ai tha se do të votojnë pro amendamentit 24 që i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Edhe Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se do të votojnë pro amendamentit të 24, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. /Telegrafi/


