Please enter at least 3 characters.

Golden State fiton takimin e parë të finales së Perëndimit ndaj Rockets

2018/05/GettyImages-958612806.jpg
311:"in Game One of the Western Conference Finals of the 2018 NBA Playoffs at Toyota Center on May 14, 2018 in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.
15:"Ronald Martinez

Tashmë ka filluar edhe seria finale e "play-off" në konferencat përkatëse të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Kampioni aktual ka shënuar fitoren e parë në kuadër të finales së Konferencës Perëndimore duke treguar se është pretendent kryesor për të qenë në finalen e madhe.

Basketbollistët e Golden State Warriors kanë pasur një paraqitje të shkëlqyer kundër Houston Rockets, ku në fund u shpërblyen me fitore 119-106.

Vetëm çereku i parë u takoi "raketave" të Houstonit, ku më pas në parket dominuan "luftëtarët" e Golden State.

Kevin Durant ishte i pandalshëm në këtë ekip duke shënuar 37 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Klay Thompshon që shtoi 28 sosh. Dhjetë pikë më pak se ky i fundit i shënoi Stephen Curry.

Por, lojtari më i mirë në parket ishte James Harden i Houstonit, i cili pati paraqitje fantastike duke shënuar 41 pikë gjersa Chris Paul shtoi 23 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e parë.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja ekipeve zhvillohet ditën e hënë (sot) në Toyota Center. /Telegrafi/