Please enter at least 3 characters.

Glover: Zgjedhjet, në përgjithësi të mira

2016/01/glover-zgjedhjet-n-euml-p-euml-rgjith-euml-si-t-euml-mira_hd.jpg

“Në këto zgjedhje pati një zgjedhje të qartë mes kandidatëve dhe fushata ishte e qetë, duke regjistruar përmirësim krahasuar me më parë. Por mungesa e vullnetit politik nga partitë e mëdha për të zbatuar kuadrin ligjor minoi disi procesin”, ka deklaruar Glover.

Mendojmë se jo të gjitha kërkesat u përmbushën, ka theksuar ajo, duke nënvizuar se “disa afate ligjore nuk u respektuan dhe disa vendime të marra nga KQZ ishin në kundërshtim me ligjin”. “Disa KZAZ nuk kanë funksionuar në mënyrë efikase pasi nuk u janë dhënë materialet zgjedhore”, ka thënë Glover. Edhe për mediat kemi pakënaqësi, ka vijuar ajo, duke nënvizuar se “ndikimi i partive të mëdha kufizoi lirinë e shprehjes”.

Duke ritheksuar se, në përgjithësi zgjedhjet ishin pozitive, shefja e vëzhguesve ka vënë në dukje defekte, si votimet në grup dhe gabimet procedurale. “Gjithashtu, lëvizjet e militantëve të partive kanë minuar besimin e procesit. ODIHR do të monitorojë pjesën e mbetur të tij”, ka thënë Glover.

Ajo ka shtuar se, raporti përfundimtar mbi zgjedhjet e 21 Qershorit do të publikohet pas dy muajsh, me rekomandime për çuarjen në drejtimin e duhur të zgjedhjeve, raporton Tch.

E pyetur se a mundet Shqipëria me këto zgjedhje të ketë arritur një standard krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara? “Ne nuk krahasojmë zgjedhjet me njëra-tjetrën. Kështu që ne, në raportin tonë do të tregojmë se çfarë kemi parë deri tani. Por kjo do të vazhdojë, sepse vëzhguesit janë ende në terren dhe po mbledhin informacion për ne. Pas dy muajsh do të publikojmë raportin përfundimtar dhe do të mund të bëjmë komente”. /Telegrafi/