Please enter at least 3 characters.

Gjendet pistoletë në stadiumin ''Filipi i Dytë''

2016/08/Arena-Filipi-i-Dyte.jpg

Rreth orës 20:00 dje në ambientet e stadiumit ''Filipi i Dytë'' në Shkup ka ndodhur një incident në tribunën lindore të stadiumit tifozët janë përleshur me personat I.J(38 vjeç) nga Kosova dhe M.A(42 vjeç) nga Shkupi i cili me vete ka pasur edhe çantë me një pistoletë brenda, e cila është gjetur më vonë në koshin e plehërave në banjot e stadiumit, transmeton Telegrafi Maqedoni

Më vonë policia e Shkupit ka arrestuar disa persona të përfshirë në zënkë, të cilëve ju janë lëshuar raporte për të bërë pagesë për shkeljet e bëra.

Siç informojnë nga policia e Shkupit, më tej do të shqyrtohet ky rast dhe do të shpallen fajtorët./Telegrafi/