Please enter at least 3 characters.

Gjashtë të vdekur dhe 225 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

2020/10/49964104458_83e6ab7530_c.jpg
9:"SasaMatic

Një total prej 225 rastesh të reja pozitive të infeksionit janë regjistruar në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore malazeze kanë raportuar se kanë vdekur gjashtë persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 3,839 gjersa janë shëruar 249 pacientë.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 12,584.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin që nga fillimi i qershorit është 179 dhe që nga fillimi i vitit 188. /Telegrafi/