Please enter at least 3 characters.

Gigi Hadid uron nënën e saj: Bëj çmos për të të imituar

2020/05/GettyImages-627911800.jpg
201:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 05: Model Gigi Hadid (R) and her mother Yolanda Hadid attend The Fashion Awards 2016 on December 5, 2016 in London, United Kingdom. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Kohëve të fundit në rrjete sociale kanë qarkulluar lajmet rreth shtatzënisë së modeles Gigi Hadid me Zayn Malik.

Ajo ka zbuluar se po pret fëmijën e parë me të, vetëm disa muaj pas ribashkimit të tyre, shkruan Daily Mail.

Derisa uroi nënën e saj, Yolanda Hadid, me rastin e Ditës së Nënave, modelja ka shprehur dëshirën që t'i ngjajë asaj dhe të bëhet një nënë e denjë për fëmijën e saj.

25-vjeçarja gjithashtu u shpreh mirënjohëse ndaj mamasë së saj 'superheroinë', ndërsa ndau një mori fotografish nga e kaluara, njëra prej të cilave paraqiti Yolandan shtatzënë.

"Më e mira që mund të kërkoja ndonjëherë. Gëzuar Ditën e Nënës me atë që do të bëj çmos për ta imituar. Unë të dua përtej fjalëve, ti je një superheroinë".

Gigi konfirmoi lajmin për fëmijën gjatë një interviste me Jimmy Fallon, teksa falënderoi prezantuesin për urimin. /Telegrafi/