Gëzim Emini nga Vushtrria mbytet në Ulqin
16/08/2014
Gëzim Emini (27) nga Vushtrria është zhdukur dje vonë në valët e Plazhit të vogël në Ulqin, raportojnë mediat malazeze.
Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur sot në mëngjes në Kaceme, shokët e tij të punës, me të cilët kishte shkuar në pushim, nga Kosova, ka njoftuar policia e Ulqinit.
Mjekët e Urgjencës së Ulqinit dhe pse kanë dalë në vendngjarje, kanë qenë në gjendje vetëm të konstatojnë vdekjen e të riut.


