Please enter at least 3 characters.

Georgina Rodriguez feston suksesin e Ronaldos

2019/06/GeorginaRodriguez2-1-e1560168312586.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i është gëzuar tejet shumë suksesit të mbrëmshëm të yllit të futbollit, i cili e fitoi Ligën e Kombeve, si kapiten i kombëtares së Portugalisë.

Për të festuar këtë sukses të radhës të futbollistit, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, teksa shihet duke i dhuruar një puthje Ronaldos.

"Dashuria e jetës sime! Të përgëzoj për një tjetër arritje në karrierën tënde. Je më i miri", janë fjalët e saj pranë imazhit të postuar.

Georgina është njoftuar me Cristianon para shtatë vitesh dhe dyshja tashmë kanë një vajzë të quajtur Alana Martina.

Ylli portugez, po ashtu, është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate. /Telegrafi/