Genoa transferon Sebastian Frey
29/07/2011
31-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e ri, e cila do t’i sjellë atij 1.8 milionë euro në vit.
Genoa ishte në kërkim të një portieri pas largimit të Eduardo te Benfica më herët gjatë kësaj vere. Ata fillimisht kërkonin Emiliano Viviano, por kthyen vëmendjen kah Frey pasi italiani përjetoi një lëndim serioz të gjurit. /Telegrafi/


