Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Silva duhet të bëjë më shumë

2018/05/Andre-Silva-e1526145276138.jpg
223:"MILAN, ITALY - APRIL 21: Andre Silva of AC Milan gestures during the serie A match between AC Milan and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on April 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka paralajmëruar Andre Silvan në rast se dëshiron të vazhdojë me klubin italian.

Portugezi është i kërkuar shumë nga Wolverhampton Wanderers dhe nuk përjashtohet mundësia që ky transferim të ndodh.

"Andre Silva ka teknik dhe talent, por tani duhet të përmirësohet", ka thënë Gattuso.

Andre Sivla në një ndeshje ndaj Chievos (Foto: Getty Images)

"Kur të jepet mundësia, duhet të bësh maksimumin. Ai duhet të bëjë më shumë, ka talent të pamohueshëm. Nëse nuk stërvitesh në mënyrë të caktuar, sepse mendon se nuk do të luash, atëherë duhet ta tregosh në stërvitje se meriton të luash".

"Kam parë shumë lojtarë duke u përmirësuar që kur kam ardhur këtu. Ata qëndrojnë më shumë në stërvitje duke punuar në dobësitë e tyre".

"Nëse ka lojtarë që qëndrojnë më shumë në stërvitje duke kërkuar më shumë, kjo është e mirë për klubin",ka shtuar Gattuso.

22-vjeçari ka shënuar 10 gola në 39 ndeshje. /Telegrafi/