Please enter at least 3 characters.

Gati nëntë milionë britanik janë vaksinuar kundër coronavirusit

2021/01/72ccad23-2fce-42a4-9818-9ec782ee0107.jpg
222:"A nurse prepares a dose of the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine at al-Barsha Health Centre in the Gulf Emirate of Dubai on December 24, 2020. (Photo by GIUSEPPE CACACE / AFP) (Photo by GIUSEPPE CACACE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Autoritetet shëndetësore britanike kanë dhënë detaje të reja rreth vaksinimit kundër coronavirusit.

Gati 9 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës së coronavirusit dhe gati gjysmë milioni kanë pasur të dyja dozat, treguan të dhënat e qeverisë të dielën.

Rreth 8,977,329 njerëz kishin marrë dozën e parë që nga e shtuna, sipas të dhënave gjersa 491,053 kishin të dyja dozat, raporton cnn.

Me popullsinë e saj rreth 66.7 milionë banorësh, kjo do të thotë se rreth 13 për qind e banorëve kanë marrë dozën e parë dhe rreth 0.7 për qind i kanë pasur të dyja.

Vendi regjistroi 587 vdekje brenda 28 ditëve nga një provë pozitive të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 106158. /Telegrafi/