Please enter at least 3 characters.

Gati 500 njerëz janë infektuar me coronavirus në një universitet britanik

2020/10/145bd452-c941-4db7-b7e2-28668c2ceb1b-1.jpg

Në Universitetin Sheffield të Britanisë së Madhe, 479 njerëz janë infektuar me coronavirus deri më 28 shtator.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e universitetit, 474 studentë dhe pesë punonjës janë infektuar, shkruan BBC.

Një zëdhënës i universitetit tha se të gjithë të infektuarit kishin respektuar masat e marra nga qeveria britanike.

"Ne e kuptojmë se sa e vështirë është për studentët e rinj që duhet të shkojnë në vetë-izolim për shkak të rasteve të reja të infeksionit. Për t'iu siguruar atyre mbështetjen më të mirë të mundshme, ne do të kontaktojmë të gjithë studentët që janë në vetë-izolim dhe do të kontrollojmë gjendjen e tyre", tha zëdhënësi.

Në universitet, shkalla e infeksionit ishte 233 në 100 mijë banorë në javën e fundit. Universiteti ka rreth tetë mijë të punësuar dhe 29 mijë studentë gjejnë strehim çdo vit akademik. /Telegrafi/