Please enter at least 3 characters.

Gabigol: Dua të kthehem te Interi, ta tregojë veten

2018/05/Gabigol.jpg
249:"EMPOLI, ITALY - SEPTEMBER 21: Gabriel Barbosa Almeida of FC Internazionale during the Serie A match between Empoli FC and FC Internazionale at Stadio Carlo Castellani on September 21, 2016 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Gabriel Barbosa i njohur ndryshe si Gabigol këmbëngul se do donte të ktheje te Interi pas huazimit të tij në skuadrën braziliane, Santos.

Sulmuesi brazilian u bashkua me Interin në verën e vitit 2016 për një çmim që përfundimisht arriti 33.5 milionë euro, por ai shënoi vetëm një gol dhe nuk bëri asnjë paraqitje si titullar në Serie A.

Pas një gjashtëmujori të dështuar të huazimit në Benfica më parë këtë sezon ai u huazua përsëri në Santos, por 21-vjeçari nuk mendon se karriera e tij në Evropë ka mbaruar, pasi pret të kthehet te Interi.

"Kam mësuar shumë gjëra në Evropë", ka thënë fillimisht Gabigol për FCInterNews.

Gabigol pati pak mundësi ta tregojë veten te Interi (Getty Images)

"Dallimi kryesor është se tani po luaj rregullisht. Unë ndiej besimin e tyre në mua dhe më duhet të luaj më mirë dhe të shoh se çfarë mund të bëj".

"Interi ishte një periudhë e të mësuarit dhe rritjes, si në fushë ashtu edhe si njeri. Kam mësuar shumë duke luajtur për Nerazzurrët dhe duke jetuar në Milano. Unë shikoj ndeshjet e Interit në televizor".

"Kam një dëshirë të kthehem dhe të provoj përsëri veten time. Më pëlqen shumë simpatia e tifozëve, kështu që unë do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar të gjithë për atë që më dhanë kur isha në klub".

"Po po, do të doja të kthehesha. Të luaj. Por, kjo do të definohet në të ardhmen", përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/