Please enter at least 3 characters.

Fundjava me mot kryesisht stabil

2018/05/moti.jpg

Moti gjatë fundjavë pritet të jetë kryesisht stabil, ndërsa temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.