Please enter at least 3 characters.

Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali - Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry

2018/05/Wenger-Henry-Vieira-e1525955408109.jpg
331:"LONDON - MAY 16: Thierry Henry (L-R), Patrick Vieira and Arsene Wenger are seen at the front of the bus outside the Islington Town Hall during the Arsenal Football Club victory parade to show the League Champions with their FA Barclaycard Premiership Trophy on May 16, 2004 in Highbury, London. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion më 11 lojtarët më të mirë që ka pasur Arsene Wenger nën urdhrat e tij te Arsenali.

Wenger ka konfirmuar largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni duke befasuar shumëkënd.

Largimi i tij vjen pas plot 22 viteve në drejtimin e skuadrës londineze, ku ka fituar shumë trofe në Angli, por pa arritur lavdinë evropiane.

Gjatë kohës së tij të kaluar në Highbury e pastaj edhe në Emirates Stadium, Wenger ka stërvitur shumë emra të njohur kampionësh.

Por, kush janë 11 lojtarët më të mirë që ka pasur nën urdhrat e tij Wenger te Topçinjtë?

Adams dhe Seaman (Getty Images)

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion më 11 lojtarët më të mirë që ka stërvitur Wenger te Arsenali, ku njëri tingëllon si befasi.

Porta i është befasuar portierit legjendar anglez të Arsenalit, David Seaman, ndërsa mbrojtja formohet nga Lauren, Tony Adams, Ashley Cole dhe befasia Laurent Koscielny, pasi në atë pozitë ka pasur edhe emra si Martin Keown e Sol Cambell.

Ljungberg, Henry, Bergkamp dhe Pires (Getty Images)

Në mesfushë duket se përzgjedhja ka qenë më e mira, me legjendarët si Robert Pires, Gilberto Silva, Patrick Vieira dhe Freddie Ljungberg.

Dyshja e sulmit pa dyshim që formohet nga më të mirët: Thierry Henry dhe Dennis. /Telegrafi/  Formacioni më i mirë i Wengerit të Arsenali: