Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, St Joseph's - Prishtina: Josa e nis pa sulmues tipik dhe me Korenicën në bankë

2019/07/Prishtina-–-St-Joseph-s-foto-Ridvan-Slivova-13.jpg
14:"Ridvan Slivova

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyes ndërmjet St Joseph’s nga Gjibraltari dhe FC Prishtinës.

Trajneri i kryeqytetasve Mirel Josa ka vendosur për një formacion me një ‘9’ false, pasi sulmuesi i vetëm në dispozicion Basid Khalid do të jetë në bankë.

Në atë detyrë pritet të jetë njëri nga Gauthier Mankenda ose Kreshnik Uka. Nga minuta e parë do të luajë Lorik Boshnjaku.

Në portë është i zakonshmi Visar Bekaj, ndërkohë mbrojtjen e formojnë Thaçi, Bekteshi, Dallku dhe Bashiru.

Në mesfushë do të luajë Miftaraj dhe Ahmeti, ndërsa më i avancuar, ose në krahë do të jetë Endrit Krasniqi.

Meriton Korenica do të jetë në bankë edhe në këtë ndeshje. /Telegrafi/