Formacionet zyrtare: Liverpooli shpreson në fitore ndaj West Hamit, Xherdan Shaqiri nga minuta e parë
31/01/2021
West Hami është nikoqir i Liverpoolit për takimin që luhet në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 17:30 në stadiumin “Olympic Stadium”.
Për këtë sfidë, Çekanët do të jenë vetëm pa Masuaku që është i lënduar.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në Joe Gomez, Diogo Dalotin, Naby Keita, Joel Matip dhe Virgil van Dijk që janë të lënduar.
Formacioni startues i West Hamit: Fabianski, Coufal, Dawson, Ogbonna, Cresswell, Rice, Soucek, Fornals, Bowen, Benrahma, Antonio.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Henderson, Robertson, Wijnaldum, Milner, Thiago, Shaqiri, Salah, Origi. /Telegrafi/


