Formacionet startuese: Atletico luan për top-katërshe, Granada për mbijetesë
20/04/2022
Në Estadio Wanda Metropolitano, Atletico Madridi dhe Granada zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.
Los Rojiblancos mban vendin e katërt në tabelë me tri pikë më shumë se Real Betisi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ashtu që synon të mbetet në top-katërshe.
Granada është në zonën e rrezikut për të rënë nga liga, megjithatë ka vetëm dy pikë më pak se Cadizi që është në zonën e shpëtimit.
Tashmë është bërë përzgjedhja e formacioneve startuese nga trajnerët Diego Simeone dhe Aitor Karanka.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Marcos Llorente, Savic, Hermoso, Reinildo; Koke, Serrano, De Paul, Carrasco; Correa, Griezmann.
/Telegrafi/


