Please enter at least 3 characters.

Finlanda planifikon të ndajë nga 800 euro në muaj për çdo qytetar

2016/01/finlanda-planifikon-t-euml-ndaj-euml-nga-800-euro-n-euml-muaj-p-euml-r-ccedil-do-qytetar_hd.jpg

Një sondazh i bërë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka marrë një përkrahje prej 69 për qind për planin e të ardhurave bazë, raporton Independent. Këtë e ka përkrahur edhe kryeministrja e Finlandës, Juha Sipila, transmeton Koha.net.

“Për mua, të ardhurat bazë do të thotë thjeshtim i sistemit të sigurimeve shoqërore”, është shprehur Sipila.

Ky propozim do t’i jepte të drejtën çdo finlandezi që të merrte 800 euro në muaj pa taksë, që sipas Bloombergut, kompani që merret me hulumtime financiare, një gjë e tillë do t’i kushtonte qeverisë finlandeze 52.2 miliardë euro në vit.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret në nëntor të vitit 2016.