Please enter at least 3 characters.

Fillon tallja e Bayernit në rrjetet sociale me Barcelonën: Një ëndërr e çmendur, mposhtëm 8-2 Barçën në çerekfinale të LK

2020/08/GettyImages-1266342470.jpg
334:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 14: Thiago of FC Bayern Munich consoles Jordi Alba of FC Barcelona following FC Barcelona's defeat in the UEFA Champions League Quarter Final match between Barcelona and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 14, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ka shënuar njërën nga fitoret më të thellë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët i kanë shkaktuar debakël Barcelonës në çerekfinale, teksa e kanë mposhtur me rezultat të thellë 8-2.

Sikur mos të mjaftonte humbja që i shkaktuan, Bayern Munich në versionin anglisht në Twitter ka filluar talljen me katalunasit.

Llogaria e Bayernit ka postuar një foto të dy mbrojtësve, Joshua Kimmich dhe David Alaba, me austriakun që i parashtron një pyetje gjermanit.

“Çkemi Josh? Sapo kam pasur një ëndërr të çmendur: kemi mundur Barcelonën 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, thuhet në përshkrimin e fotografisë nga FC Bayern Munich EN.

Ky postim i Bayernit ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje në Twitter, teksa nuk kanë munguar talljet tjera nga tifozët e Bayernit në drejtim të atyre të Barcelonës.

Një tjetër postim i Bayernit: "Ekipet që kanë shënuar tetë gola në një ndeshje eleminuese të LK-së. FC Bayern Munchen. Fundi i listës".

Thomas Muller dhe Philippe Coutinho shënuan nga dy gola, teksa Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski realizuan nga një tjetër në suksesin e madh të Bayernit.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern do ta pres fituesin e duelit Manchester City – Lyon që zhvillohet të shtunën mbrëma. /Telegrafi/