FIFA zgjedh tifozët e Celticut si më të mirët e vitit (Foto)
23/10/2017
Tifozët e skuadrës së madhe skoceze, Celticut, janë zgjedhur si më të mirët e vitit.
Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale dhe ekipore.
Një i tillë ekipor ka ardhur edhe për skuadrën më të madhe skoceze, Celticun.
Kjo pasi, FIFA ka zgjedhur tifozët e Celticut si më të mirët e vitit. /Telegrafi/


