Please enter at least 3 characters.

Festa me ‘distancë sociale’ e Maddison bënë bujë të madhe në rrjetet sociale

2021/01/maddison.jpg

James Maddison kreu një festë me ‘distancë sociale’ dhe dhuroi një moment gazmor gjatë përballjes së Leicester City me Southampton.

Leicesteri arriti të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Southamptonit në ndeshjen e javës së 19-të në Ligën Premier.

Golat për ekipin e trajnerit Brandan Rodgers u shënuan nga James Maddison (37’) dhe Harvey Barnes (90+).

Megjithatë, goli i anglezit Maddison ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e takimit.

Maddison festoi me stil pasi hapi rezultatin në King Power Stadium të shtunën në mbrëmje, duke i këshilluar bashkëlojtarët e tij të mbajnë ‘distancë sociale’ pas protokolleve të reja të coronavirusit në Ligës Premier.

Ata dërguan një paralajmërim rreth festimeve dhe këshilluar që bashkëlojtarët të mos festojnë në grup.

Festa e Maddison ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa u pëlqye shumë nga përdoruesit. /Telegrafi/

https://twitter.com/CFCZouma/status/1350544475614019586