Fëmijët i përshëndetnin çdo ditë anëtarët e ekuipazhit të një trageti kroat - kapiteni i befasoi vogëlushët duke i ftuar në anije
10/08/2022
Gjashtë fëmijë në ishullin kroat të Olibit rregullisht i përshëndetnin me dorë kapitenët e tragetit Jadrolinija "Lastovo" gjatë dy muajve të fundit, dhe më pas kapiteni i befasoi ata.
Hrvoje, Marin, Carli, Tessa, Tomas dhe Vito e përshëndetnin tragetin me gëzim çdo ditë në ishull dhe i bënin me dorë ekuipazhit dhe pasagjerëve.
Ata janë vërejtur edhe nga kapiteni i anijes i cili ka vendosur t'ua plotësojë dëshirat dhe t'i sjellë në zonën komanduese të anijes dhe iu është dhënë mundësia të ndezin sirenën e anijes.
Një mesazh të vogël për Hrvojin e vogël si kujtim të vizitës në traget i kanë shkruar edhe kapiteni i anijes Igor Baçiq dhe kapo Dean Koludroviq. /Telegrafi/


