Please enter at least 3 characters.

Fekir për Liverpoolin: Mendoj vetëm për Lyonin, vendosi në fund të sezonit

2018/05/Nabil-Fekir-1-e1525734103410.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 19: Nabil Fekir of Lyon (18) scores their first goal from the penalty spot during the UEFA Europa League Group E match between Everton FC and Olympique Lyon at Goodison Park on October 19, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)
12:"Getty Images

Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit ka qenë kalimi i mundshëm i Nabil Fekir te Liverpoolit.

Raportohet se Reds i kanë ofruar Lyonit rreth 70 milionë euro dhe klubi francez ka pranuar ofertën, ndërsa rreth kësaj teme ka folur edhe vet lojtari.

“Liverpooli? Kam dëgjuar disa thashetheme, por aktualisht jam lojtar i Lyonit”.

(Foto: Getty Images)

“Mendoj se si të përgatitem sa më mirë për dy ndeshjet e fundi dhe asgjë më shumë”.

“Në fund të sezonit do të shohim, por siç e dini, Lyoni është klubi im i zemrës dhe dua ta shikoj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Fekir, shkruan TuttoMercatoWeb.

Me dy ndeshje nga fundi i sezonit Lyoni renditet i dyti në tabelë me 75 pikë, i ndjekur Monaco me 74 dhe Marseille me 73.

Vlen të theksohet se në Ligue 1, vendi i tretë luan në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligë së Kampionëve. /Telegrafi/