Please enter at least 3 characters.

Fabregas: Të gjithë e dinë situatën e largimit

2019/01/Fabregasi-3.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 05: Cesc Fabregas of Chelsea acknowledges the fans as he leaves the pitch to be subbed during the FA Cup Third Round match between Chelsea and Nottingham Forest at Stamford Bridge on January 5, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Cesc Fabregas ka folur për largimit dhe përshëndetjen e tij nga futbollit anglez dhe skuadra e tij Chelsea.

Mesfushori spanjoll luajti sot (e shtunë) ndeshjen e fundit me Chelsean në fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forest në Kupën FA dhe pas ndeshjes shtoi se të gjithë e dinë tashmë situatën.

"Unë nuk prita të ndodhë sot e gjithë kjo. Nuk mund të them asgjë nga respekti për Chelsea, por të gjithë e dinë situatën", ka thënë fillimisht Fabregas për BBC Sport.

"Koha fluturon shpejt", shtoi 31-vjeçari spanjoll.

Fabregas duke u përshëndetur me tifozët e Chelseat (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

"Ndjej sikur javën e kaluar fillova të luaja në mënyrë profesionale, dhe tani kanë kaluar 15 vjet".

"Për lojtarët e rinj, një këshillë të vogël: gëzoni çdo sekondë të vetme".

Fabregas largohet si legjendë nga Stamford Bridge (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

"Duhet të jeni gati çdo tre ditë, të jetoni me kritika, me ulje e ngritje, por koha me të vërtetë fluturon", përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Fabregas ka luajtur plot 500 ndeshje në futbollin anglez, ku ka shënuar 79 gola dhe ka fituar të gjithë trofetë vendor. /Telegrafi/