Please enter at least 3 characters.

Evertoni shkatërron Unitedin dhe ia zbeh gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve

2019/04/Everton-vs-Man-Utd.jpg
290:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: Theo Walcott of Everton celebrates with teammates after scoring his team's fourth goal during the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Evertoni ka shënuar fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq synonin fitore për të bërë një hap para për një vend në Ligën e Kampionëve, por janë mposhtur thellë nga Evertoni dhe tani kanë më pak gjasa për të arritur një vend që i dërgon në garën elitë për klube.

Evertoni bëri një super-ndeshje (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit, të cilët përveç shumë rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola të bukur.

Fillimisht ishte braziliani Richarlison, i cili shënoi një supergol me gjysmë gërshërë në minutën e 13-të për 1-0, ndërsa Gylfi Sigurdsson shënoi nga distanca në minutën e 28-të për 2-0.

Momenti i golit nga Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Evertonit që vazhdoi dominimin, por edhe golat për fitoren e radhës në kampionat.

Goli i radhës i vendasve erdhi në minutën e 57-të dhe ishte mbrojtësi francez, Lucas Digne që shënoi gjithashtu një gol të bukur nga distanca për 3-0.

Festa e Digne pas golit të shënuar (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes anglezi Theo Walcott, i cili shënoi për pas një kundërsulmi të shpejt për 4-0.

Walcott vulosi 'shkatërrimin' e Unitedit (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Evertoni ka 49 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Unitedi renditet një pozitë më lartë me 64 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin rivalin lokal Manchester Cityn, ndërsa Evertoni udhëton te Crystal Palace. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_X_/status/1119945556086775808

https://twitter.com/exclusiveclue/status/1119962344615043073

https://twitter.com/KXkp8/status/1119960834371809280

https://twitter.com/ilyaestratega/status/1119964305179455488