Please enter at least 3 characters.

Eva Longoria të prezantojë MTV EMA

2016/01/f.1007233250897_m.jpg

“Jam më tepër se e kënaqur që do të prezantoj EMA 2010. Dhe ta bëj këtë në qytetin e bukur të Madridit, është qershia mbi tortë. Nuk më pritet të shohë disa prej performancave më fantastike, përderisa unë absolutisht se i dua të gjithë artistët e nominuar, ku sivjet janë dy femra të jashtëzakonshme, të cilat po bëjnë muzikën më të mirë në zhanrin pop aktualisht”, theksoi Longoria duke vënë theks të veçantë mbi më të nominuarat e mbrëmjes, Katy Perry dhe Lady Gaga.

Katy Perry pritet të performojë në skenën e EMA 2010 në një duet me “Linkin’ Park”, përderisa “Kings of Leon”, Kesha dhe Kid Rock, vetëm sa do t’i japin hijeshinë mbrëmjes, e cila do të mbahet në Caja Magica të Madridit. /Telegrafi/