Please enter at least 3 characters.

Euroambasadori Zhbogar viziton Strugën dhe Vevçanin

2016/03/samuel-zhbogar.jpg

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, do të vizitojë sot komunën e Strugës ku do të pritet nga kryekomunari Mustafa Zabzuni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së një festivali në gjuhën vllehe në kuadër të projektit ''Dekada e përkatësisë - Festimi i dallimeve'', që ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare, opinionit dhe sektorit privat.

Sipas AIM-së, euroambasadori do ta vizitojë edhe komunën e Vevçanit ku do të ketë takime me kryekomunarin Cvetomir Ugrinoski dhe do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore që realizohen përmes projektit ''BE-ja për ju'' dhe ''Fondi rural investues'', që financohet nga BE-ja./Telegrafi/