Please enter at least 3 characters.

Euro në “Vitin Zero”!

2016/01/Euroo1.jpg
434:"Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Me rënien konstante të ditëve të para të këtij viti, monedha e përbashkët europiane nuk ka prekur vetëm nivelet më të ulta në nëntë vitet e fundit, por është rikthyer 16 vite pas.

Në mbylljen e ditës së parë të debutimit në treg, më 4 janar 1999, Euro këmbehej me 1,1825 dollarë. Sot ajo vlen thuajse njësoj sa vlente në momentin e parë të hyrjes në tregjet europiane, duke u këmbyer me 1,1868 dollarë.

Gjatë këtyre 16 viteve, monedha e përbashkët europiane ka përshkuar një trajektore jo të lehtë: tre presidentë të bankës qëndrore europiane, 2 recesione ekonomike apo edhe zgjerim i vazhdueshëm kufijsh.

Me hyrjen e Lituanisë në bashkimin monetar, rajoni tashmë përbëhet nga 19 vende anëtare, ndryshe nga 11 që ishin në fillimet e tij. Edhe pse në tërë këto vite, Euro, nuk arriti dot të mposhte dominimin e monedhës së gjelbër, ajo të paktën u konfirmua si valutë rezerve për shumë Banka Qendrore e jo vetëm.

Përgjatë 16 viteve të ekzistencës, monedha e përbashkët europiane ka pasur momentet e lavdisë dhe ato të dështimit. Vetëm një vit pas debutimit në treg, monedha europiane preku nivelin 0.82 dollarë, ndërsa pak kohë para flluskës së Lehman brothers, ajo arriti në 1.6 dollarë.

Që prej kësaj kohe, monedha europiane ka vazhduar në rënie rrugëtimin e saj, duke u rikthyer në pikënisje. Një gjë e tillë ka ndodhur shpeshherë në rrethe të ndryshme, por analistët shprehen se kjo është e vetmja herë që mund të themi se Euro është në të vërtetë në “vitin zero”. /Telegrafi/