Please enter at least 3 characters.

Eto'o vazhdon karrierën në Katar

2018/08/SamuelEto.jpg
263:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 18: FIFA Legend Samuel Eto'o is seen in the stand prior to the FIFA Confederations Cup Russia 2017 Group B match between Cameroon and Chile at Spartak Stadium on June 18, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto'o, ka nënshkruar për Qatar Sports Club (të njohur shkurt si Qatar SC).

Ekipi nga Superliga e Katarit ka njoftuar për transferimin e 37-vjeçarit përmes profilit në rrjetin social, Twitter.

Në fillim të këtij muaji, sulmuesi veteran kishte arritur marrëveshje me klubin turk, Konyaspor, për ndërprerjen e bashkëpunimint.

Në ligën e Katarit, ai iu bashkohet lojtarëve, si Xavi dhe Wesley Sneijder, të cilët luajnë atje. Gjatë karrierës së tij, Eto'o ka luajtur me të dy futbollistët.

Me mesfushorin spanjoll ka luajtur te Barcelona, ndërsa me atë holandez e kanë bartur bashkë fanellën e Interit.

Me të dyja këto klube, krahas trofeve tjera, kamerunasi ka arritur ta fitojë garën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve.

Krahas klubeve të përmendura, lista e ekipeve ku ka luajtur Eto’o është shumë e gjatë.

Real Madrid, Leganes, Espanyol, Mallorca, Anzhi Makhachkala, Chelsea, Everton, Sampdoria, Antalyaspor dhe Konyaspor - janë klubet tjera të kamerunasit. /Telegrafi/