Please enter at least 3 characters.

Episodi i 125-të i "O Sa Mirë": Yjet kryesorë dhe ata të rinj kujdesen për skenat e humorit (Video)

2018/01/OSaMire-fk.jpg

Është publikuar episodi i 125-të i serialit të pëlqyer televiziv, "O Sa Mirë".

Për shikues e kësaj komedie televizive kanë ardhur skenat e reja të humorit që nxisin të qeshura dhe argëtim te publiku.

Protagonistët kryesorë dhe ata të rinjtë kujdesen për momente te reja humori.

Ndërkohë që vazhdojnë të përfshihen edhe karakterët e rinj, si pjesë e episodeve të reja.

Tashmë kemi raportuar se Adelina Ismaili ka arritur marrëveshje që të luajë edhe në disa episode të tjera të serialit.

Këngëtarja e famshme do të jetë drejtoresha e kolegjit "O Sa Mirë" në episodet e ardhshme.

Faton Isufi

Ndërkohë mysafirë në episodin e 125-të ishte edhe këngëtari i mirënjohur Faton Isufi në rolin e profesorit të muzikës ku i pyeste studentët për detyrat e shtëpisë duke sjellë të qeshura.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni episodin e 125-të me radhë të serialit "O Sa Mirë". /Telegrafi/