Please enter at least 3 characters.

Ende ka rrezik për përhapjen e coronavirusit: IKSHP, qytetarëve: Mbani distancë dhe vendosni maskat 

2020/05/0-1.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur distancën fizike dhe maskat.

IKSHP thekon se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka lutur institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHP-së

“Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!Të nderuar qytetarë!Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike.Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.Qytetarë të nderuarJu lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga instituti kombëtar dhe ministria e shëndetësisë!Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj:Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”. /Telegrafi/