Please enter at least 3 characters.

Enca shijoi një ditë në plazhin e Dhërmisë: Lumturia më e madhe ndodhet në gjërat më të thjeshta

2020/05/wn.png

Të famshmit shqiptarë janë përkujdesur që këto ditë t’i kalojnë sa më shumë në plazhet e tyre të bukura, në mënyrë që të shmangen sado pak nga qëndrimi në shtëpi.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila përmes rrjeteve sociale tregoi se ka kaluar një ditë të bukur në plazhin e Dhërmisë.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 2.2 milionë ndjekës, ka publikuar një fotografi artistike në momentin e perëndimit të diellit.

E veshur me një palë triko portokalli dhe me atlete të bardha, artistja 24-vjeçare duket në formë të mirë.

“Lumturia më e madhe ndodhet në gjërat më të thjeshta”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit, i cili mblodhi mbi 70 mijë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Sa i përket projekteve muzikore, ajo në këtë kohë karantine solli dy këngë të reja të titulluara “Young n Pretty” dhe “Përhaps”. /Telegrafi/