Please enter at least 3 characters.

Emre Can diagnostikohet me sëmundje të gjëndrës tiroide, pritet ndërhyrje kirurgjike  

2018/10/emre-can.jpg

Juventusi ka njoftuar se gjermani Emre Can mund të bëjë një ndërhyrje kirurgjike për një gjëndër tiroide.

Mesfushori gjerman arriti në Torinos gjatë afatit të verës si një agjent i lirë nga Liverpooli.

Ai ka bërë 10 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë sezon në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, duke bërë një asistim.

Megjithatë, Can nuk do të mund ta ndihmojë Juventusin për një kohë pasi pritet ta ketë një ndërhyrje në fytin e tij.

"Emre Can do t'i nënshtrohet testeve klinike dhe hetimeve për një gjëndër tiroide, e cikla mund të kërkojë trajtim kirurgjik", thuhet në deklaratën e shkurtër të lëshuar nga Juventusi këtë pasdite.

Sipas kësaj komunikate, Can pritet të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Manchester United të martën, por me këtë lloj gjendje, nuk është e qartë se sa kohë mund të jetë jashtë fushave gjermani.

Gjëndrat tiroide janë relativisht jo të rrezikshme, por mund të jenë shenjë e një tiroide tepër aktive dhe kërkon më shumë kohë. /Telegrafi/