Please enter at least 3 characters.

Elton John fton publikun në skenë, por pastaj nuk i duron - i shan disa fansa dhe largohet nga skena

2018/03/EltonJhn-2.jpg
224:"NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artist Sir Elton John performs onstage during the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Elton John ditë më parë ka mbajtur një koncert në Las Vegas, ku gjërat nuk shkuan ashtu siç e kishte planifikuar.

Derisa ishte duke e kënduar këngën "Saturday Night's Alright For Fighting", kantautori i famshëm e ftoi publikun në skenë, mirëpo shumë shpejt u pendua për atë që bëri.

Disa prej fansave që ndodheshin pranë tij ishin përpjekur ta preknin dhe t'i afroheshin gjatë kohës sa ai luante në piano dhe këndonte.

(Foto: Getty Images)

Në një video të publikuar nga TMZ, shihet John duke sharë në disa raste, ndërsa në fund çohet dhe largohet nga skena, ndërsa pastaj ndalen edhe dritat.

Publiku kishte menduar se kishte përfunduar koncerti, mirëpo pas disa minutash 70-vjeçari është kthyer dhe është ulur në piano.

"Nuk do të ngjiteni më në skenë pas këngës 'Saturday Night'. E prishët", u ka thënë ai dhe ka vazhduar me këngët e tij.

Publiku i ka pritur me duartrokitje dhe brohoritje fjalët e tij dhe pastaj të gjithë e kënduan këngën "Circle Of Life".

Koncerti në Las Vegas është mbajtur në kuadër të turneut të tij botëror, 'Yellow Brick Road', i cili do të mbarojë në vitin 2020, kur edhe Elton John do të pensionohet nga muzika. /Telegrafi/