Please enter at least 3 characters.

Eksploziv poshtë veturës (Foto)

2018/08/ek.jpg

Vlora mund të ishte gdhirë me një ngjarje të zhurmshme këtë të mërkurë, nëse ajo që ishte planifikuar gjatë orëve të natës do të ishte realizuar.

Një automjet i parkuar është bërë objekt i dyshimeve, se nën të është vendosur lëndë eksplozive, duke shkaktuar rrethimin e zonës në lagjen “Kushtrimi”, afërsi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Ende nuk ka të dhëna mbi pronarin e automjetit tip BMW, me targa AA 895 TX, apo mbi autorin/autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse, transmeton tch.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie dhe po priten ekipet xheniere për të bërë të mundur çaktivizimin e saj. /Telegrafi/