Please enter at least 3 characters.

E URREJ DRITËN E MEKUR

2019/02/Osip-Mandelstam.jpg

Poezi nga: Osip MandelstamPërktheu: Agron Tufa

E urrej dritën e mekur
Të yjeve të rralla…
Ngjatjeta o jermi im i vjetër, -
O kulla brinjëdala.

Dantellë, gur, të jesh,
Të jesh dhe merimangë:
Parzmën e qiellit ta kesh
Gjilpërë të hollë për plagë.

Dhe rradha ime do vijë -
Ndjej, flatrat gatiten flatrimit.
Po për ku vallë merr arrati
Shigjeta e gjallë e mendimit?

Apo udhën dhe shortin që pata
E shterr teksa kthehem vërtik;
Atje të dashuroj nuk munda,
Këtu të dashuroj - kam frikë…