Please enter at least 3 characters.

E pritshme: Barca vazhdon rrugëtimin (Video)

2016/03/FCBarcelonavArsenalFCUEFAChampionsLeagueKpcSFxEDIcHx.jpg

Barcelona ka arritur fitore ndaj Arsenalit në Cam Nou me rezultat 3-1 në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit vazhdojnë në çerekfinale me rezultat përfundimtar 5-1.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga braziliani Neymar në minutën e 18-të, i cili u asistua nga Luis Suarez dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me golin e bukur të Mohamed Elneny në minutën e 51-të.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 65-të me supergolin e Luis Suarez pas një asistimi të bukur nga Dani Alves.

Në minutën e 88-të në skenë doli Lionel Messi, i cili me një gol të bukur e mbylli këtë sfidë.

Ky ishte një kualifikim i merituar pasi Barca ishte dukshme më e mirë në dy ndeshjet. /Telegrafi/