Please enter at least 3 characters.

E kishte mbytur qenin, 22 vjeçari dënohet me 17 vite burg (Video)

2016/01/e-kishte-vrar-euml-qenin-22-vje-ccedil-ari-d-euml-nohet-me-17-vite-burg-video_hd.jpg

Më shumë se 1.200 të pranishmit u mblodhën vitin e kaluar në “Soldiers & Sailors Memorial Hall” dhe në Muzeun në Pittsburgh, për t'i dhënë Rocco-s tetë-vjeçar, lamtumirën e fundit, transmeton Telegrafi.

Qeni ishte plagosur rëndë gjatë një aksioni dhe më vonë kishte ngordhur në një klinikë.

Dhe për mbytjen e tij, John Rush, 22 vjeçar, është shpallur fajtor, ku edhe është dënuar nga gjykata me 17 vite e 9 muaj burg, jo vetëm për këtë vepër por edhe për të tjera.

Rush është dënuar në dhjetor për torturimin e një kafshë të policisë, sulm të rëndë ndaj mbajtësit të qeni, policit Phil Lerza, i cili u godit me thikë në një shpatull, dhe sulm ndaj tre oficerëve të tjerë dhe vepra të tjera kriminale. /Telegrafi/