E kishte mbytur qenin, 22 vjeçari dënohet me 17 vite burg (Video)

Më shumë se 1.200 të pranishmit u mblodhën vitin e kaluar në “Soldiers & Sailors Memorial Hall” dhe në Muzeun në Pittsburgh, për t'i dhënë Rocco-s tetë-vjeçar, lamtumirën e fundit, transmeton Telegrafi.
Qeni ishte plagosur rëndë gjatë një aksioni dhe më vonë kishte ngordhur në një klinikë.
Dhe për mbytjen e tij, John Rush, 22 vjeçar, është shpallur fajtor, ku edhe është dënuar nga gjykata me 17 vite e 9 muaj burg, jo vetëm për këtë vepër por edhe për të tjera.
Rush është dënuar në dhjetor për torturimin e një kafshë të policisë, sulm të rëndë ndaj mbajtësit të qeni, policit Phil Lerza, i cili u godit me thikë në një shpatull, dhe sulm ndaj tre oficerëve të tjerë dhe vepra të tjera kriminale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































