Please enter at least 3 characters.

Dybala: E pabesueshme të luash me Messin, lojtarin më të mirë në histori të futbollit

2018/05/Messi-Dybala-1-e1527604112621.jpg
284:"TURIN, ITALY - APRIL 11: Paulo Dybala of Juventus FC embraces Lionel Messi of FC Barcelona during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Juventus and FC Barcelona at Juventus Stadium on April 11, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Paulo Dybala ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe se vetëm trajnimi me të te Argjentina është diçka 'e pabesueshme'.

Ishte raportuar më parë se Dybala dhe Messi nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, por sulmuesi i Juventusit e bëri të qartë se do të bënte gjithçka që mund për të ndihmuar superyllin e Barcelonës në ndjekjen e lavdisë së Argjentinës.

"Trajnimi me Messin dhe mundësia për ta parë atë çdo ditë është e pabesueshme sepse mësoni shumë nga cilësia që ai ka", ka thënë fillimisht Dybala për Cadena 3.

"Të gjithë duam të kurorëzohemi me titullin kampionët e botës".

"Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur atë".

"Kemi dëshirë të madhe për të ndihmuar Leon të arrijë diçka që do të ishte e mrekullueshme për të gjithë".

"Do të përpiqemi ta ndihmojmë kudo që të jemi në fushë".

"Duke pasur lojtarin më të mirë në historinë e futbollit në skuadrën tonë, ëndrra është shumë e madhe. Është ëndrra e të gjithëve për t'u kurorëzuar kampionët e botës", përfundoi ylli i Juventusit. /Telegrafi/