Dy gazetaret e liruara nga Pheniani kthehen në atdhe
05/08/2009
Gazetaret Laura Ling dhe Euna Li pritet të mbërrijnë sot në Los Angeles të Kalifornisë.
Ato u arrestuan në muajin qershor nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në vend nga Kina dhe ishin dënuar me 12 vjet punë të detyruar.
Lirimi i tyre erdhi pas bisedimeve të djeshme në Phenian midis udhëheqësit koreano verior Kim Jong Il dhe ish presidentit amerikan Bill Clinton. /VoA/


