Dua poston një fotografi nga fëmijëria, teksa kalon shifrën prej 30 milionë ndjekësish në Instagram
231:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Dua Lipa attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)
32:"Getty Images for The Met Museum/
26/05/2019
Dua Lipa vazhdon në ngritet vazhdimisht në karrierën e saj muzikore, ndërkohë që numri i fansave të saj është në rritje të vazhdueshme.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka kaluar shifrën prej 30 milionë ndjekësish në rrjetin social, Instagram dhe padyshim se i është gëzuar këtij suksesi.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë arritje dhe i ka falënderuar fansat e saj.
"30 milionë! Faleminderit. Jam e lumtur që jam gjallë, që po bëj muzikën që më pëlqen, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua (juve)", ka shkruar Dua në përshkrim.
Tema muzikore e filmit "Alita: Battle Angel", "Swan Song", është ndër realizimet më të fundit të 23-vjeçares që u lansua në fund të muajit janar. /Telegrafi/


