Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa detyrohet ta anulojë koncertin në Abu Dhabi për shkak të motit të keq

2018/11/DuaLipask-1-e1541973590143.jpg
183:"CANNES, FRANCE - NOVEMBER 10: Dua Lipa arrives at the 20th NRJ Music Awards at Palais des Festivals on November 10, 2018 in Cannes, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Koncerti i Dua Lipës në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shënuar përvjetorin e parë të Louvre Abu Dhabi, është anuluar.

Në një njoftim të organizatorëve bëhet e ditur se arsyeja e anulimit të koncertit të këngëtares shqiptare është për shkak të motit të keq.

Dua Lipa (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

"Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, e kemi anuluar koncertin e Dua Lipës në Louvre Abu Dhabi këtë mbrëmje (e diel). Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë", thuhet në njoftimin e Louvre Abu Dhabi në Twitter.

https://twitter.com/LouvreAbuDhabi/status/1061644679953956864

Më tej thuhet se ata që i kanë biletat duhet t'i mbajnë deri në një njoftim tjetër.

Në ndërkohë, edhe 23-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetet sociale për të shprehur keqardhjen e saj për këtë anulim.

Ajo e ka publikuar një video në InstaStory, ku tregon motin e keq, ndërsa në mbishkrim thotë se shpreson që të mbajë një koncert në një të ardhme të afërt.

Njoftimi i Duas (Foto: Instagram/DuaLipa)

"Me pikëllim ju njoftoj se për shkak të kushteve të këqija të motit, koncerti i sotëm në Louvre në Abu Dhabi është anuluar.

"Vërtet doja të këndoja dhe të vallëzoja për ju... Me shpresën se do të kthehem shumë shpejt për ju", ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/